Dy këngëtarët shqiptarë sjellin versionin interesant të “Ajshe”, kënga dëgjohet edhe në Rusi – AlpeGossip
Dy këngëtarët shqiptarë sjellin versionin interesant të “Ajshe”, kënga dëgjohet edhe në Rusi

Dy këngëtarët shqiptarë sjellin versionin interesant të “Ajshe”, kënga dëgjohet edhe në Rusi

Duket se trendi për të rikthyer në një farë forme këngë të vjetra shqiptare, është mjaft interesant dhe publikut po i pëlqen tepër.

Pas disa ripunimesh prej këngëtarëve shqiptarë, dy të rinj të talentuar, të njohur me emrin e artit, Arnon dhe Killua, kanë sjellë një version të ri të këngës “Ajshe”, të titulluar “Te Molla”.Screen-Shot-2018-08-03-at-23.07.47

Kënga ka vetëm pak orë që është publikuar, ndërsa një detaj tjetër në lidhje me këtë publikim të ri të Arnon është edhe fakti që tashmë ky projekt është liçensuar për në territorin rus nga Warner Music, të cilët e kanë kontaktuar vetë Arnon, pasi e kanë dëgjuar rastësisht këngën në platformat e tjera muzikore, ku ai e kishte publikuar më herët në version audio.

Më herët Arnon ka realizuar edhe një remix të këngës së 2po2 dhe Ylli Limanit , “Dritat”, e cila u prit mjaft mirë.