KONCERTI I KOMBIT/ UNIKKATIL vjen në Shqipëri. Dalin pamjet e para të atmosferës “ELEKTRIZUESE”… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
KONCERTI I KOMBIT/ UNIKKATIL vjen në Shqipëri. Dalin pamjet e para të atmosferës “ELEKTRIZUESE”… (FOTO+VIDEO)

KONCERTI I KOMBIT/ UNIKKATIL vjen në Shqipëri. Dalin pamjet e para të atmosferës “ELEKTRIZUESE”… (FOTO+VIDEO)

Unikkatili është një prej reperëve legjendarë shqiptarë, i cili prej vitesh ka dhuruar shumë hite për dëgjuesit e tij. Reperi që cilësohet si revolucionar i muzikës, Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, vlerësohet jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga vetë Ismail Kadare.

Shkrimtari i njohur ishte shprehur para disa vitesh se: “Unikkatili është poet dhe frymëzim i shqiptarëve kudo në botë.”

Unikkatil ka qenë gjithmonë i rezervuar në daljet e tij publike, ashtu si nuk shfaqet shpesh nëpër koncerte, pavarësisht se në rastet që i ka bërë pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe. Mjafton të kujtojmë si bëri namin në koncertin në Zvicër, ku ishin prezentë 25 mijë fansa.

Së fundmi Unikkatil ka nisur koncertet nëpër Europë, por jo vetëm kaq. Ai do të mbajë për herë të parë koncertin e tij në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur një faqe në instagram ku shprehet se: “Kemi nderin tju paraqesim eventin më të rëndësishëm të vitit me një të ftuar të veçantë: LEGJENDËN Unikkatil.”

Dhe nuk keni pse të prisni më. Unikkatil sapo arriti në Shqipëri. Redaksia e AlpeNews.al ka arritur të sigurojë momentet e para nga koncerti i tij.

Unikatil ka qenë para një muaji sërish në Zvicër me shqiptarët atje në “Samsung Hall” ku sërish pjesëmarrja ishte shumë e madhe.