NË PRITJE TË ËMBËL/ Marina Vjollca zbulon gjininë e foshnjës që do të sjellë në jetë së shpejti (FOTO) – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Marina Vjollca zbulon gjininë e foshnjës që do të sjellë në jetë së shpejti (FOTO)

NË PRITJE TË ËMBËL/ Marina Vjollca zbulon gjininë e foshnjës që do të sjellë në jetë së shpejti (FOTO)

Pasi konfirmoi lajmin se është shtatzënë për herë të parë, ndjekësit e Marina Vjollcës në rrjete sociale ishin kuriozë të mësonin më shumë detaje, siç është gjinia e foshnjës që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Moderatorja bionde konfirmoi dje zërat se do të lindë një vajzë. Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto nga seti që ka realizuar për ta pasur kujtim nga kjo periudhë e bukur e jetës që po kalon. Në to, Marina shfaqej duke pozuar në një dhomë tipike vajzash dhe e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë.

“Mezi po të presim picirrukja jona”, shkroi ajo krahas fotografive, duke konfirmuar gjininë e foshnjës: një vajzë!

Marina dhe Getoar Selimi u martuan në vitin 2017, me anë të një ceremonie madhështore ku ishin të ftuar shumë personazhe VIP. Që pas konfirmimit të shtatzënisë, ajo nuk i ka kursyer pozat me duart tek barku që i rritej dita-ditës.