ZBULOHEN DETAJET/ Xhensila Myrtezaj po përgatit këngën e saj të parë që pas lindjes (FOTO) - AlpeGossip
ZBULOHEN DETAJET/ Xhensila Myrtezaj po përgatit këngën e saj të parë që pas lindjes (FOTO)

ZBULOHEN DETAJET/ Xhensila Myrtezaj po përgatit këngën e saj të parë që pas lindjes (FOTO)

Pavarësisht se iu rikthye koncerteve vetëm 3 muaj pas lindjes, ende nuk kemi një projekt muzikor të Xhensila Myrtezajt.

Por prej javësh flitet se këngëtarja do të rikthehet në skenë me një bashkëpunim, pas këngës së saj të fundit “Çika Çika”, të publikuar në qershor të 2018-s.

Tashmë mësohet se këngëtarja do të bashkëpunojë me Pirro Çakon, ndërsa titulli i këngës mbetet ende surprizë.

Sipas “Prive”, klipi i këtij projekti do të xhirohet jashtë trojeve shqiptare, ndërsa dyshohet se do të jetë një këngë më shumë klasike, sesa moderne.

Kujtojmë se Xhensila u bë nënë e vajzës Ajka më 12 korrik, por iu rikthye angazhimeve në muzikë shumë shpejt.