Nuk ka më dyshime! Merr fund miqësia mes Zaimina Vasjarit dhe Rezarta Shkurtës! – AlpeGossip
Nuk ka më dyshime! Merr fund miqësia mes Zaimina Vasjarit dhe Rezarta Shkurtës!

Nuk ka më dyshime! Merr fund miqësia mes Zaimina Vasjarit dhe Rezarta Shkurtës!

Miqësitë e mëdha e të sinqerta, janë fat.
E tillë dukej edhe marrëdhënia mes dy vajzave mjaft të njohura të botës së spektaklit në Shqipëri Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta.

Foto gjithmonë bashkë, pushime bashkë, e madhe edhe surpriza ditëlindjesh nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Por e gjithë “madhështia” e kësaj shoqërie është “thyer” për shumë pak!

Gazeta Express mëson përmes burimeve të sigurta se miqësia mes dy këngëtareve, secila tashmë me bizneset e saj jashtë botës së muzikës, është prishur që prej periudhës së verës.

Bukuroshet nuk ndiqen më në rrjete sociale, nuk kanë më foto bashkë dhe nuk janë parë më së bashku në evente të ndryshme.

Madje vetëm pak ditë Zaimina solli në jetë vajzën Khloe dhe asnjë postim apo urim nuk erdhi nga Rezarta për miken e saj.

Kaq ka mjaftuar në atë periudhë që në media ato të pyeten për këtë ftohje mes tyre, por asnjëra nuk e ka pranuar.

 

Madje Shkurta në një intervistë është shprehur se tashmë Instagramin e kishte vetëm për punën dhe biznesin e saj dhe asnjë më shumë. Ndërsa Zaimina nuk është prononcuar lidhur me këtë çështje, duke u fokusuar tek shtatzënia e saj.

Vëmendja tek shoqëria e tyre u kthye kur në babyshowerin e Zaiminës mungoi pikërisht mikja e saj e ngushtë Rezarta, por heshtja për këtë mungesë ka dominuar sërish tek të dyja palët.

Tashmë është e sigurt që shoqëria mes tyre ka përfunduar megjithatë nuk dihet nëse do të ketë një shpresë për afrim mes dy bukurosheve të ekranit.