Jo vetëm në aktrim, Matilda Makoçi la gjurmë dhe me veshjet e saj (FOTO) – AlpeGossip
Jo vetëm në aktrim, Matilda Makoçi la gjurmë dhe me veshjet e saj (FOTO)

Jo vetëm në aktrim, Matilda Makoçi la gjurmë dhe me veshjet e saj (FOTO)

Kemi vendosur ta ringjallim kinemanë e viteve të kaluara në një formë tjetër. Jo vetëm duke kujtuar rolet dhe pjesëmarrjen e aktorëve, por dhe veshjet të cilat kanë lënë gjurmë në atë kohë. Shpesh kam thënë se për t’u frymëzuar duhet të hapim katalogët e pluhurosur të modës Pariziene ose Britanike (edhe pse janë të preferuarit e mi). Por ja që dua të krenohem me trashëgiminë e vendit tonë fillimisht. E mbani mend artikullin “Street style në Shqipërinë e viteve `70”? Ka plot veshje të mira dhe tek ne, ka patur madje dhe modë. Për sot kam përzgjedhur disa veshje nga rolet e Matilda Makoçit ndër vite.

(Hije që mbeten pas, foto nga Youtube)
Më pëlqen shumë look-u në total këtu, flokët mbledhur me rrethin dhe harkuar këndshëm sipër ballit i japin një pamje prej vajze tek të njëzetat. E preferuara ime është trikoja me vijat asimetrike, e cila këtë sezon ka qënë kryefjalë e disa sfilatave të ndryshme.

(Hije që mbeten pas, foto nga Youtube)
E ç’mund të them për këtë fustanin, përveçse është i preferuari im. Ka një thjeshtësi e cila të ngelet në mendje. Pjesa e kopsave të përparme është një ndër detajet më të goditura të gjithë outfitit (veshjes).

(Hije që mbeten pas, foto nga Youtube)

(Në kufi të dy legjendave, foto nga youtube)
Edhe pse nuk jam fanse e flokëve të shkurtra, Matildës i japin një pamje të shkujdesur por të bukur. Xhaketa blu me jakën e theksuar i jep një pamje sa sport, aq edhe “Tomboy” veshjes.

(Si gjithë të tjerët, foto nga Youtube)
Thuhet se kjo pardesyja ka bërë namin në kohën kur doli filmi, por do thoja që edhe sot vazhdon të ketë të njëjtin efekt tek kushdo që e sheh.

(Të mos heshtësh, foto nga Youtube)

(Të mos heshtësh, foto nga Youtube)

( Apasionata, foto nga Youtube)

( Apasionata, foto nga Youtube)
Moda e pikave (polka dots) na ka shoqëruar thuajse për çdo sezon. Njëherë i pamë bikini, xhaketa, këmisha fustane apo dhe pantallona. Pra mund të them që si dizajn është i pavdekshëm dhe duket njësoj i bukur çdo vit që kalon.