Këngëtarja shqiptare lë makinën luksoze, shkon në punë me autobus (Foto) – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare lë makinën luksoze, shkon në punë me autobus (Foto)

Këngëtarja shqiptare lë makinën luksoze, shkon në punë me autobus (Foto)

Planin e ndërmarrë nga “Komuna e Prishtinës” për ndalimin e qarkullimit të makinave në kryeqytet për shkak të nivelit të ndotjes së ajrit, po e respekton edhe këngëtarja e njohur Adelina Emini.

Adelina ka postuar një foto në Facebook ku shihet duke shkuar për në punë me autobus ditën e sotme.

Këngëtarja shkruan se është kënaqësi dhe i bën thirrje qytetarëve ta ruajnë ambientin.

Adelina përveçse këngëtare e suksesshme, punon edhe në departamentin e marketingut në RTK.

Ajo njihet për këngët: “Si atëherë”, “Në përvjetor”, “Bota ime”, “Ai moment”, “Bëhu burrë” etj.