"DASHURI SI NË PËRRALLA"/ I dashuri propozon stjuardesën në avion. Moment emocionues (VIDEO) - AlpeGossip
“DASHURI SI NË PËRRALLA”/ I dashuri propozon stjuardesën në avion. Moment emocionues (VIDEO)

“DASHURI SI NË PËRRALLA”/ I dashuri propozon stjuardesën në avion. Moment emocionues (VIDEO)

Një ngjarje tepër emocionuese ka ndodhur gjatë një fluturimi me avion  nga Roma në Dubai. Stefano, një djalë italian vendosi t’i propozonte të dashurës së tij stjuardesë në mes të udhëtimit.

Ai kishte rezervuar një biletë në avionin ku e dinte se e dashura e tij do të punonte si pjesë e ekuipazhit.

Ndërkohë që partnerja e tij Vittoria, po punonte ai bashkë me anëtarët e tjerë të ekuipazhit dhe udhëtarët po e ndihmonin të dekoronte ambientin me flamuj dhe balona.

Videoja e filmuar nga disa pasagjerë ka kapur gjithashtu momentin që Vittoria del nga perdja që ndan ekuipazhin dhe pasagjerët.

Me një shprehje të paçmuar në fytyrën e saj, e surprizuar dhe me lot në sy ajo fillon të ecë përgjatë rreshtit ku udhëtarët fillojnë t’i dhurojnë trëndafila të kuq.

Shumë nga udhëtarët gjithashtu mbajnë fotografi të Stefanos para fytyrave të tyre dhe shenja që thonë ‘po’ në gjuhë të ndryshme.

Kur ajo arrin në fund gjen partnerin e saj duke pritur për të, ndërsa anëtarët e ekuipazhit të tjerë mbajnë balona në formën e inicialeve të emrave të tyre.

Në mes të këtij emocioni të madh Stefano ulet në gjunjë t’i prpozojë dhe pas përgjigjes pozitive ndaj pyetjes së madhe, ai i vendosi të dashurës së zemrës një unazë diamanti në gisht.