“MREKULLIA QË UNË SOLLA NË JETË”/ Xhensila përlotet kur flet për Ajkën: Për mua lind dielli kur… (VIDEO) – AlpeGossip
“MREKULLIA QË UNË SOLLA NË JETË”/ Xhensila përlotet kur flet për Ajkën: Për mua lind dielli kur… (VIDEO)

“MREKULLIA QË UNË SOLLA NË JETË”/ Xhensila përlotet kur flet për Ajkën: Për mua lind dielli kur… (VIDEO)

Në korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushes Ajka.

Ajka i ka dhënë tjetër kuptim jetës së Xhensilës e cila në një intervistë për “Mirage” shprehet se me t’u bërë nënë kuptoi se asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa mrekullia që solli në jetë.

“Periudha e shtatzënisë ka qenë një kureshtje e madhe. Kureshtje e madhe se si do jetë ëngjëlli, kureshtje e madhe se si do jem unë si nënë, por gjithçka rrodhi natyrshëm. U përshtata shumë shpejt dhe në momentin që e kisha në krahë kuptova që asgjë nuk paska më shumë rëndësi sesa krijesa që unë solla në jetë, mrekullia që unë solla në jetë”, u shpreh Xhensila.

Pastaj mori frymë thellë dhe me sytë e përlotur u shpreh: “Për mua lind dielli dy herë në ditë. Momenti kur lind dielli dhe momenti kur ëngjëlli im hap sytë”.