Është prej vitesh pjesë e televizionit shqiptar dhe e shumë komentuar në media e rrjete sociale, por Alketa Vejsiu gjithnjë ka ditur ta ndajë punën nga jeta personale.
Moderatorja ka preferuar që t’i mbajë sa më larg ekranit dy fëmijët e saj Nicole dhe Lionel të cilët i prezantoi me publikun pak muaj më parë në finalen e “Piter Pan”.
Në një intervistë për “Revista who”, moderatorja është shprehur se i ka mbajtur fëmijët në distancën e duhur nga profesioni i saj, prozhektorët, kamerat, fama duke i dhënë mbështetjen të gjejnë rrugën e tyre.
“Nuk ua ushqej të kenë një karrierë të ngjashme me timen. Të dy si prindër kemi detyrimin e madh t’i ndihmojmë të gjejnë rrugën e tyre, të zbulojnë talentin dhe pasionet!
Është shumë e rëndësishme të bëjnë në jetë diçka që e duan shumë”, është shprehur Alketa.