“BLUE MONDAY”/ Ja disa nga këshillat se si ta kaloni ditën më të trishtuar të vitit – AlpeGossip
“BLUE MONDAY”/ Ja disa nga këshillat se si ta kaloni ditën më të trishtuar të vitit

“BLUE MONDAY”/ Ja disa nga këshillat se si ta kaloni ditën më të trishtuar të vitit

“Blue Monday” ose “Hëna blu”, është dita më e trishtuar e vitit. E hëna e 20 janar-it është e hëna e tretë e muajit të parë të vitit dhe sipas llogaritjeve të ekspertëve, kjo është dita kur trishtimi arrin pikun e tij.

Gjatë kësaj dite pjesa më e madhe e njerëzve ndihen tejet të rënduar emocionalisht dhe të përfshirë nga melankolia.

Por cilat janë mënyrat për të përballuar ditën më të trishtë të vitit?

-Kushtojini kohë aktiviteteve fizike, merruni me ndonjë sport. Kjo gjë ndikon në prodhimin e endrofinës, e cila kontribuon në mirëqenien psikologjike.

-Ndiqni një dietë të shëndetshme që ju lejon të keni energjinë e duhur.

-Kërkoni të jetoni momentin, duke shijuar çdo minutë.

-Jepini vetes shpërblime të vogla, pas një ditë të lodhshme pune.

-Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë me njerëzit që doni, me miqtë dhe familjen.