Ana e frikshme e teknologjisë: Elena Lika tregon deformimin nga përdorimi i celularit (FOTO) – AlpeGossip
Ana e frikshme e teknologjisë: Elena Lika tregon deformimin nga përdorimi i celularit (FOTO)

Ana e frikshme e teknologjisë: Elena Lika tregon deformimin nga përdorimi i celularit (FOTO)

Me zhvillimin e shpejtë që ka marrë teknologjia, telefonat celularë janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në çdo moment celulari është në dorën tonë, duke folur me familjarët tanë, duke shkëmbyer mesazhe me miqtë apo duke lundruar në internet.

Ky mbipërdorim i tij, natyrisht që ka edhe pasoja për shëndetin tonë. Modelja Elena Lika ka postuar në Instastory një foto ku tregon se nga përdorimi i tepërt i telefonit dhe nga mënyra sesi ajo e mban atë në dorë, gishti i saj i vogël është deformuar.

Nëpërmjet këtij postimi Elena ka dashur të sensibilizojë të gjithë ndjekësit e saj se përdorimi i tepruar i celularit mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë. Ndërkohë edhe mjekët në mbarë botën këshillojnë që duhet ta përdorim sa më pak telefonin pasi ka shumë pasoja negative në shëndetin tonë.