Iu publikuan fotot në ambientet e “Klan”, Turjan Hyska reagon për herë të parë duke treguar se… – AlpeGossip
Iu publikuan fotot në ambientet e “Klan”, Turjan Hyska reagon për herë të parë duke treguar se…

Iu publikuan fotot në ambientet e “Klan”, Turjan Hyska reagon për herë të parë duke treguar se…

Pak kohë më parë, Turjan Hyska lajmëroi se emisioni i tij “Oktapod” do të mbyllej për t’i lënë vendin “Dancing ëith the Stars”. Ndërsa javën e kaluar u përfol se moderatori do të braktisë ekranin ku ka punuar prej vitesh, për të shkuar në televizionin konkurrent, “Klan”.

Pavarësisht se ai e mohoi publikisht këtë fakt, u kap mat më 13 prill në një takim të dyshimtë në ambientet e “Klan” duke biseduar me pronarin e këtij televizioni, Aleksandër Frangaj.

Turi vendosi të reagonte për këtë foto rreth 5 ditë më pas, ditën e sotme, duke publikuar një foto të makinave të “Vizion Plus”. Nga foto kuptojmë se ai nuk ndodhet në ambientet e televizionet, por ka hasur një nga automjetet me të cilët udhëtojnë gazetarët dhe operatorët, në rrugët e Tiranës.

Përfundimisht, çfarë po ndodh? Do të largohet apo jo nga “Vizion Plus”?