“FUSTANIN TËND E GJEN NË MEDRESE”/ Ronela Hajati nuk ia përton fanses: Punë… (FOTO) – AlpeGossip
“FUSTANIN TËND E GJEN NË MEDRESE”/ Ronela Hajati nuk ia përton fanses: Punë…  (FOTO)

“FUSTANIN TËND E GJEN NË MEDRESE”/ Ronela Hajati nuk ia përton fanses: Punë… (FOTO)

Këngëtarja Ronela Hajati gjithmonë ka dalluar për tipin e saj të drejtpërdrejt dhe batutat që kanë bërë për vete publikun. Ronela është mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale ku publikon vazhdimisht foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto me një fustan të gjatë dhe në përshkrim të saj ka shkruar: “Gjithmonë mundohu të jesh një fëmijë i lumtur, dhe ky është një nga fustanet e mia të preferuara të verës”.

Mirëpo, njëra nga fanset e saj i ka lënë një koment aspak pozitiv ku i ka thënë se fustanin e saj  e gjen në të gjithë tregun e Medreses.

“Ti po që je e mirë po fustani të lë shumë për të dëshiruar, e ke në të gjithë tregun e Medreses”, i shkruan fansja, ndërkohë që Ronela tregon se nuk e ka aspak problem këtë gjë.

“Punë e madhe. Mua më pëlqen”, i është përgjigjur këngëtarja, koment ky që është pëlqyer shumë nga fansat.