Thithkat e gjoksit janë zona më erogjene dhe kur ato preken apo përkëdhelen ndihet një eksitim aq i fortë, sa që mund të arrihet edhe orgazma.
Një studim i publikuar në sajtin “scienceofrelationships”, ka treguar se prekja e gjoksit ka të njëjtin efekt si kryerja e aktit të plotë. Ata që nuk bien dakord me këtë fjalë duhet ta kenë pasur “me nxitim”, pasi mjafton pak kohë dhe femra kalon në orgazëm vetëm duke e përkëdhelur në gjoks.
Por pse prekja e gjoksit stimulon orgazmën? Arritja e orgazmës për femrat është një çështje e komplikuar, por partnerët duhet të jenë në gjendje që të prekin në mënyrën e duhur zonat erogjene.
Kjo pasi stimulimi i gjoksit është në gjendje që të shtojë prodhimin e oksitocinës, hormonin e lumturisë dhe nxit orgazmën. Nuk është rastësi që përmasat e gjinjve rriten 25% gjatë eksitimit. Stimulimi më eksitues është ai me duar në thithkat e gjoksit, veçse kujdes që të mos shkaktoni dhimbje.