AUTORI I “GAME OF THRONES” I FRYMËZUAR NGA 12 EVENTE HISTORIKE/ Tregojnë sa brutale është bota jonë – AlpeGossip
AUTORI I “GAME OF THRONES” I FRYMËZUAR NGA 12 EVENTE HISTORIKE/ Tregojnë sa brutale është bota jonë

AUTORI I “GAME OF THRONES” I FRYMËZUAR NGA 12 EVENTE HISTORIKE/ Tregojnë sa brutale është bota jonë

Autori i “Game of Thrones” George R.R.Martin është shprehur gjithmonë se nuk ka rëndësi sa të trilluara apo të pabesueshme janë ngjarjet që ndodhin në sagën e tij, në botën tonë ka histori po aq të brutale, madje dhe më keq. Për këtë arsye libri dhe seritë janë influencuar fuqishëm nga data apo personazhe reale kryesisht të epokës mesjetare britanike por jo vetëm.

1.Westeros është Anglia dhe Irlanda

Harta e vendit ku zhvillohen ngjarjet në Game of Thrones është shumë e ngjashme me atë të Anglisë bashkuar me Irlandën të kthyer me kokën poshte.

2.”The Wall” ose Muri është në të vërtetë Muri i Hadrian

Muri në veri të Westeros që ndan botën e egër nga njerëzit është shumë i ngjashëm për mos të thënë i njejti me murin e madh të Hadrian. Ky i fundit u përdor në Britani për të ndarë romakët nga barbarët skocezë. Sot e kësaj dite muri mund të vizitohet si monument dhe kur George R R Martin e vizitoi tha që aty pata mendimin si do të ndihej një ushtar romak kur nuk e dinte çfare mund të dilte nga pylli poshtë murit.

3.Starket dhe Lannisterët si Yorkët dhe Lancasterët

Shumë nga Game of Thrones është frymëzuar nga “Lufta e Trëndafilave”, lufta e njohur për fronin e Anglisë në shekullin e 15. Ata që luftuan në këtë periudhë ishin Yorkët dhe Lancasterët, me të parët që ndodheshin në veri si Starkët dhe me të fundit shumë të pasur si Lannisterët. Pastaj është dhe ngjashmëria në emra.

4.Daenerys Targaryen si Henry Tudor

Henry Tudor ishte një fisnik anglez i përjashtuar nga vend i tij i cili jetoi shumicën e jetës përtej detit të ngushtë, në Francë. Aty ai do bëhej shumë i fuqishëm, do krijonte ushtrinë e tij e do nisej për të marrë fronin e Anglisë edhe pse të gjithë përreth e dyshuan. Historia e “Mamasë se Dragonjëve” është e njejtë dhe shpresojmë që të ketë fundin e Tudorit i cili doli nga lufta si Mbret i Anglisë.

5.Theon Greyoy dhe George Plantagenet

George Plantagenet hyri në luftën e trëndafilave në përkrahje të Yorkëve së bashku me vëllain e tij Edward. Më pas ai ndërroi krah duke luftuar për Lancasterët dhe disa kohë më vonë tentoi të kthehej sërish te Yorkët. Por ai u kap dhe u akuzua për tradhëti duke pasur fundin e Theon Greyjoy. Vëllai i tij Edward në këtë rast do ishte Robb Stark.

6.Joffrey Baratheon dhe Edward of Westminister

Është e vështirë që sjellja sadiste dhe mendimet brutale të një personazhi si Joffrey mund të jenë bazuar në një person real. Por mesa duket Edward of Westminister, djali i mbretit Henry VI ishte psikopati nga i cili ai u frymëzua. Për të ka dëshmi që në moshën 13 vjeçare urdhëronte dënime me prerje koke dhe fliste vetëm për luftën. Gjithsesi fund i të dyve ishte i njejtë, gjetën vdekjen në moshën 17 vjeçare.

7.Wildfire dhe Zjarri Grek

Nëse hiqni pjesën e magjisë dhe faktin që ishte jeshil, zjarri i përdorur nga Tyrian në betejën e Blackwater është i njejti me zjarrin grek. Ky i fundit ka aftësinë për të vazhduar të digjet dhe në sipërfaqen e ujit dhe u përdor nga Kostandinopoja kundër pushtuesve arabë në mbrojtjen e kryeqytetit të Bizantit.

8.White Walkers(Të tjerët) dhe pushtuesit celtikë

Brutaliteti dhe tmerri që përhapin White Walkers është mbështetur në qëniet të quajtura ndryshe “Sidhe”, nga mitologjia irlandeze. Pushtimi që ata bënë është shumë i ngjashëm me rrugën që përdorin “Të Tjerët” në serial.

  1. R’hllor, Zoti i Zjarrit dhe Ahura Mazda, Zoti i Zoroastrianizmit

Zoroastrinanizmi është ndoshta feja monoteiste më e vjetër në botë dhe Martin e ka pranuar që adhurimi i Ahura Mazda ka një influencë të fuqishme nga ajo. Predikuesit e të dyjave kanë zjarrin si të shenjtë dhe luten në prezencën e tij, madje dhe sakrifikojnë njerëz në të.

  1. Direwolves nga Dire Wolves

Dire Wolves është një specie e zhdukur qensh shumë të ngjashmë me ujqërit të cilët kanë frymëzuar Ghost-in, Greywind dhe Nymeria dhe e ujqërve të terë shtëpiakë të Westeros.

11.Petyr “Littlefinger” Baelish dhe Oliver CromWell

Njësoj si Littlefinger, Cromwell ishte një fisnik i klasës së ulët. Ka shumë ngjashmëri midis mbajtësit të thesarit Petyr dhe oficerit Cromwell sidomos në mënyrën si i kanë ngjitur shkallët e hirarkisë, me lojëra të mendjes dhe krijimin e aleancave. Megjithatë fundin nuk e kishin të njejtë (spoiler alert) Littlefinger mori fundin që meritonte nga Starkët.

12.The Red Wedding dhe The Black Dinner & Masakra e Glenkoe

Fansat duhet të ndihen të lehtësuar që brutaliteti i  “Dasmës së Kuqe” nuk është krejtësisht fryt i imagjinatës së Martin sepse do ishte e tepërt. Ai u frymëzua nga dy evente historike: Në “Darkën e Zezë” të mbajtur nga mbreti i Skocisë u ftua armiku i tij Mbreti i Douglas për një vakt nën mbrojtje të garantuar. Kjo ishte një gënjeshtër sigurisht, sepse në fund të darkës atij ju server koka e një derri të egër, simboli i vdekjes, dhe më pas u ekzekutua. Ndërkohë në eventin e dytë, Clan Campbell ftoi kundërshtarët e tij të Clan MacDonald që të kalontë natën tek ta. Atë natë çdo njeri i Clan Macdonald u ther në mënyrë barbare nga bujtësit në atë që quhet si Masakra e Glencoe.