“NGATËRROVA GRUAN NË MATERNITET”/ Marin Orhanasi flet për ardhjen në jetë të djalit të dytë – AlpeGossip
“NGATËRROVA GRUAN NË MATERNITET”/ Marin Orhanasi flet për ardhjen në jetë të djalit të dytë

“NGATËRROVA GRUAN NË MATERNITET”/ Marin Orhanasi flet për ardhjen në jetë të djalit të dytë

Aktori i njohur i “Portokalli” , Marin Orhanasi prej pak muajsh është bërë baba për herë të dytë. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Marini tregon se kishte ndenjur së bashku me bashkëshorten në sallën e lindjes gjatë momentit të ardhjes në jetë, por ngaqë gratë shtatzëna ndërronin sallat, në fillim ishte future në sallën e gabuar.

“Ndodhin shumë lindje në të njëjtën kohë dhe i dalloja vetëm nga të bërtiturat. Zot fali gratë se çfarë heqin nga ne, nuk e di se çfarë të them.  Vesha pajisjet e sterilitetit dhe herë pas here hyja.

Ndëkohë që sipas shkallës së vështirësisë së lindjes, lëviznin gratë nëpër salla të ndryshme.  Nusen time e nisën te salla e vështirë dhe e kaluan te një sallë më e lehtë, se lindi mirë shyqyr Zotit. Ndërkohë që isha ulur te kolltuqet ajo kaloi te salla e tretë. Unë shkova te e dyta dhe i thashë : “Jepi forca pra , kur më ngriti kokën një vajzë tjetër, ndërsa burri i asaj më rrinte nga mbrapa.””

Marini, i cili ishte i pari që mori në krahë djalin e tij, shprehet se i ka pëlqyer shumë fakti që ndenji pranë gruas në çastet e ardhjes në jetë të djalit të tyre.

“I pari që e mori në krahë djalin isha unë, sepse arrita fiks në momentin që sapo doli , dhe ia çova gruas. Mu hiq sysh tani, më tha. E pashë 1 herë që ishte me sy mbyllur dhe i thashë “Hë mo bab”. Mbylli dhe tjetrin dhe nisi të qante.Ishte shumë e bukur ndjesia të isha në sallën e lindjes, më e bukura. Të shohësh aq njerëz që lëvizin për një njeri, për një qenie aq të vogël , të mrekullueshme.”

Marini u shpreh gjatë emisionit se djali i vogël ishte një “dhuratë” për të madhin, Maidin i cili kishte kohë që po priste një vëlla.