‘MBULOJA FYTYRËN, MË VINTE TURP NGA VETJA”/ Reperi shqiptar rrëfen historinë e sikletshme (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
‘MBULOJA FYTYRËN, MË VINTE TURP NGA VETJA”/ Reperi shqiptar rrëfen historinë e sikletshme (FOTO+VIDEO)

‘MBULOJA FYTYRËN, MË VINTE TURP NGA VETJA”/ Reperi shqiptar rrëfen historinë e sikletshme (FOTO+VIDEO)

Reperi i njohur i hitit “Creep on me”, Gashi, është kthyer në një ndër artistët më të famshëm që po korr sukses të madh jashtë vendit.

Mbrëmjen e kaluar ai ishte i ftuar për herë të parë në emisionin e njohur të Jimmy Fallon, ku ka ndezur publikun me performancën e tij në skenë.

Në postimet e tij në Instagram, Gashi ka rrëfyer se pjesëmarrja në këtë show dhe suksesi i tanishëm ka qenë diçka që e ka ëndërruar gjithmonë, edhe atëherë kur bënte një jetë të vështirë dhe i vinte turp të dilte përpara njerëve.

“Kam mbajtur maskë skish sa herë që dilja për të hedhur plehrat sepse më vinte turp të më shihnin njerëzit. E urreja jetën time. Gjithmonë doja të isha diçka më tepër, se një djalë nga një ndërtesë në Brooklyn. Mbaj mend që në 2010 i thash babait tim që një ditë do isha tek Jimmy Fallon. Ajo ditë ishte dje. Nuk do mbaj më maskë pasi albumi im të publikohet.”- ka shkruar Gashi në postim.