Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, ka zbuluar në rubrikën “Në Fermë” në “E Diell” se dëshiron shumë një fëmijë të dytë.
Teksa gazetari, Ervin Kurti, e pyeti nëse donte t’i bënte një vëlla ose motër Khloe, ajo u përgjigj “me kismet”. Gazetari e ngacmoi duke i thënë ja të pyesin Klodin, partnerin e saj.
“Pyete njëherë se ai hedh farat”, tha duke qeshur Zaimina e cila shtoi: “Lusim Zotin sa më shpejt”. Më pas ajo tregoi se çfarë i ka mësuar Khloe deri tani.
“Më ka mësuar se mamin tim ta dua edhe më shumë. Se nëna është gjëja më e rëndësishme në botë, është më e çmuara në jetë, jo se nuk e kam ditur më përpara. Më ka mësuar të jem më e ndjeshme, që kur isha shtatzënë. Jam akoma e ndjeshme, por jam shtatzënë. jam shumë e përgjegjshme”, tha ajo.
Gjithashtu foli edhe për partnerin e saj, ku u shpreh se është shoku i saj më i mirë.
“E kur e ke shok, marrëdhënia funksionon shumë mirë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin, edhe zihemi sigurisht. Jemi familje e madhe se Khloe ka edhe dy motra. E adhuroj familjen e madhe, e këtë gjeta te Klodi”, përfundoi Vasjari.