U BËNË PRINDËR PËR HERË TË DYTË/ Elita dhe Gjiko e presin në mënyrën më të bukur vogëlushen e tyre në shtëpi (FOTOT) – AlpeGossip
U BËNË PRINDËR PËR HERË TË DYTË/ Elita dhe Gjiko e presin në mënyrën më të bukur vogëlushen e tyre në shtëpi (FOTOT)

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË DYTË/ Elita dhe Gjiko e presin në mënyrën më të bukur vogëlushen e tyre në shtëpi (FOTOT)

Dy ditë më parë, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën dyshja e kanë prezantuar me gjithë botën. Elita dhe Gjiko kanë publikuar disa imazhe shumë të ëmbla nga materniteti, në të cilat shihen duke pozuar për herë të parë me më të voglën e familjes.

Ata kanë zbuluar se vajzën e kanë pagëzuar me emrin Bota. Çifti kishin thënë muaj më parë se emrin e vajzës së tyre e kishin zbuluar prej kohësh dhe se do të ishte një emër unik.

“Familja jonë u kompletua. Dje mbërriti mes nesh engjëlli jonë i vogël Bota Gjikolli / 03.03.2021 /”, ka shkruar Elita, teksa ka falënderuar stafin mjekësor për përkujdesjen që kanë treguar për të dhe të voglën.

Ndërsa Gjiko ka shkruar:

“Kush ka vajza botën ka ❤️ faleminderit Zotit per Kete dhurate kaq te ëmbël”.

Të voglën e kanë mirëpritur sot në shtëpi me një festë super të këndshme me familjarët, ndërsa Elita s’na i ka kursyer pamjet në rrjete sociale.

“Bota ime 💞”- ka shkruar Elita krahas pamjeve.

Menjëherë pas lindjes, çifti i kanë hapur një adresë në Instagram të voglës, njësoj si babi Gjiko por me një ndryshim të vogël “botatheflygirl”. Deri më tani në adresën e së voglës janë mbledhur më shumë se 300 ndjekës.

Kujtojmë se të njëjtën metodë çifti kanë ndjekur edhe me djalin e tyre, Zërin, i cili ka gati 9 mijë ndjekës në adresën e tij në Instagram dhe është një nga bebushët më të famshëm të showbizit.

FOTOT