Trendi më i neveritshëm i momentit: Highlighter- jashtëqitje! – AlpeGossip
Trendi më i neveritshëm i momentit: Highlighter- jashtëqitje!

Trendi më i neveritshëm i momentit: Highlighter- jashtëqitje!

Me më këmbë të mbarë se kaq, 2018-a zor se mund të niste. Interneti po alarmohet nga highlighter- i më i tmerrshëm i momentit: highlighter- jashtëqitje! Në fakt bëhet fjalë për një highlighter të zakonshëm, vetëm se mënyra e servirjes është e ndryshme. Një sasi kremoze e spërdredhur në formë jashtëqitjeje.

Firma kozmetike indiane “Clean Slate Cosmetics” ka prezantuar jashtëqitje shkëlqyese, nëse mund të shprehemi kështu në disa nuanca.

Momentalisht janë të disponueshme 7 ngjyra, ku secila kushton nga 16. 50 dollarë. Bashkë me ngjyrën ndryshon dendësia, vezullimi por vetëm forma kurrsesi jo!

Pas kësaj, çfarë mund të presim më shumë? Falë Zotit është vetëm në dukje e tillë dhe urojmë të mbetet me kaq!