Arbana Osmani gjen gjithmonë diçka ndryshe nga të tjerët dhe tepër origjinale, si buzëqeshja e saj.
Sot moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet me një veshje të veçantë deri në detaj. E kombinuar sa klasike aq edhe sportive, me një palë këpucë që vijnë në prerjen e shapkave të cilat i ka përshtatur me çantën . Një fund të zi të gjatë e të çarë në drejtim të gjurit me një bluzë të bardhë, hedhur mbi supe një xhaketë lëkure ngjyrë kremi.
“Energjia e pranverës” shkruan Arbana dhe vërtetë na i transmetoi gjithë energjinë pozitive të saj me këtë foto. ALPEgossip.al