“MË KA NGACMUAR SHOKU I MALUMËS”/ Keisi Medini: Ia lash seen, kështu bëjnë këta… – AlpeGossip
“MË KA NGACMUAR SHOKU I MALUMËS”/ Keisi Medini: Ia lash seen, kështu bëjnë këta…

“MË KA NGACMUAR SHOKU I MALUMËS”/ Keisi Medini: Ia lash seen, kështu bëjnë këta…

Keisi Medini, vajza e këngëtarit Sabian ka rrëfyer detaje nga jeta e saj intime. Bukuroshja e rrjeteve sociale ka qenë e ftuara e Ester Bylykut në “Glamour Zone”, dhe ka folur për fansat, marrëdhënien me të atin, por edhe për flirtet me personazhet e njohur. Por ngacmuesit e Medinit nuk janë dosido… Ajo tregoi një rast kur e ka ngacmuar sipas saj, Nicky Jam, këngëtari me famë botërore, bashkëpunëtor i yllit Maluma.

Ester Bylyku: Ka patur ndonjë rast që ndonjë fans, të ka trembur?

Keisi Medini: Po, ishte një rast që ka ndodhur disa kohë më parë. Isha në Bllok, me shoqet e mia dhe një djale që ishte fans, vjen dhe më prek në shpatull, pa më folur.

Unë u tremba, më pas më tha: Ti je Keisi? Po i thashe. Ai dëshironte një foto, por më trembi shumë nga mënyra si erdhi dhe u prezantua.

Më vonë kur u largova me shoqet nga lokali, na ndoqi në mes të natës. Erdhi më mori babi me makinë, dhe vetëm kështu u qetësova.

Ester Bylyku: Kam një sfidë për ty. Më trego mashkullin më të famshëm me të cilin ke flirtuar?

Keisi Medini: Në fakt, ka flirtuar ai me mua. Është i famshmi Nicky Jam. Më shkruajti ai i pari.

Rikthehet vajza e Sabianit, Kejsi çmend rrjetin me foton me bikinit e vogla

Ajo publikoi dhe mesazhin e këngëtarit që ishte një emoji në formë zemre. “Ia lashë seen unë, kështu bëjnë këta”-tha Keisi.