JENI MË SHUMË SPORTIVË? Ka një sekret për t’i bërë atletet të duken si fringo të reja – AlpeGossip
JENI MË SHUMË SPORTIVË? Ka një sekret për t’i bërë atletet të duken si fringo të reja

JENI MË SHUMË SPORTIVË? Ka një sekret për t’i bërë atletet të duken si fringo të reja

Atletet, lloji i këpucëve pa të cilat nuk bëjmë dot kanë vetëm një disavantazh të madh. Bëhen kaq shpejt pis dhe pikërisht në këtë moment e humbasin hijeshinë e tyre, qofshin edhe fare të reja.

Me siguri e keni vënë re se pas njëfarë kohe, pjesë e gomuar fillon të krijojë disa rrudha nga të larat e shpeshta apo nga konsumi i përditshëm që i bëjnë atletet të duken sikur i keni blerë një shekull më parë.

Ndërkohë, nëse ju vjen keq t’i zëvendësoni me një palë të tjera, ju prezantojmë me sekretin që i bën të duken si të reja brenda disa sekondash!

Përdorni një tharëse flokësh për të eleminuar rrudhat! Mjafton që ta gradoni në temperaturë të nxehtë tharësen e flokëve dhe ta mbani disa herë nga një minutë në secilën prej pikave problematike, duke u siguruar që goma nuk po shkrin. Vetëm kujdes! Mos e prekni me duar pjesën e gomës para se ta shihni që është ftohur, pasi rrezikon të mbetet shenjë.