Mbrëmjen e sotme pritet që të finalizohet sezoni i katërt i “Shiko kush luan”. Padyshim ky ka qenë një nga sezonet më të suksesshëm për emisionin, që ka thyer rekorde shikueshmërie. Këtë të shtunë, Luana pritet të thyejë traditën, duke mos pasur asnjë të ftuar në emisionin e saj.
Ajo ka zbuluar se në puntatën e fundit ka menduar diçka tjetër shumë të veçantë, duke i siguruar teleshikuesit se do të qëndrojnë të mbërthyer pas ekranit. Ashtu siç ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni, Luana ka ndarë me ndjekësit disa video nga puna që zhvillon me stafin e saj për realizimin e emisionit. Ata kanë treguar se edhe për këtë të shtunë kanë menduar shumë surpriza por vetëm njërën prej tyre kanë zbuluar.
Në episodin e fundit të “Shiko kush luan” do të transmetohen të gjithë pjesët që nuk janë shfaqur më herët në ekran. Luana është shprehur se ajo i ka prerë gjatë montazhit, por stafi i saj i ka kërkuar që t’i shfaqin në përfundim të tij. Se për çfarë skenash bëhet fjalë nuk dihet ende, por pritet që gjithçka të zbulohet sonte.
Në InstaStory, moderatorja ka zbuluar edhe një surprizë që ka marrë sonte gjatë emisionit nga stafi i saj i punës.
Luana ka treguar se ata i kanë përgatitur një çmim “Oscar”, si shefja më e mirë, gjë që sigurisht e ka lumturuar shumë moderatoren.
Mbetet të presim mbrëmjen e sotme për të zbuluar detajet!