E PABESUESHME/ Janë të rrethuar nga luksi por Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk e llastojnë të bijën (FOTO) – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Janë të rrethuar nga luksi por Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk e llastojnë të bijën (FOTO)

E PABESUESHME/ Janë të rrethuar nga luksi por Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk e llastojnë të bijën (FOTO)

Edhe pse Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ndër njerëzit më të pasur në botë duket se vajzën e tyre po përpiqen ta rrisin me stil jetese normal, pavarësisht se jetojnë mes luksit.

“Ata janë me të vërtetë të mirë, prindër normalë. Edhe pse ata kanë stil jetese që bie në sy, po përpiqen ta rrisin Stormin me stil normal jetese” – tha një burim për “Us Weekly”.

Me sa duket, kjo përfshin edhe të marrit vogëlushen në turneun e reperit “Travis’ Astroworld”.

Më herët për “E!News” Travis kishte treguar se vetë nuk ishte rritur në të njëjtat kushte me Stormin duke thënë: “Është kaq e vështirë sepse unë u rrita në një familje ku nuk kisha kurrë një dado ose prindërit e mi nuk kanë pasur kurrë turne, kështu që ta bësh në moshën 26 – vjeçare këtë gjë është e vështirë, por kur tashmë je para kësaj situate i thua vetes ‘Oh kjo është perfekte’ ” – tha Travis.

“Në fund të ditës e gjitha bëhet për Stormin dhe lumturinë e saj. Ne i kemi hequr shumë gjëra të panevojshme, në mënyrë që Stormi të ketë më të mirën në jetën e saj” – tha ai.