NUK E NJOHU NË RRUGË/ Artisti i famshëm shqiptar tallet me Palomën e “Fiks Fare” – AlpeGossip
NUK E NJOHU NË RRUGË/ Artisti i famshëm shqiptar tallet me Palomën e “Fiks Fare”

NUK E NJOHU NË RRUGË/ Artisti i famshëm shqiptar tallet me Palomën e “Fiks Fare”

Saimir Strati është artisti shqiptar me famë botërore, i njohur për krjimin e mozaikëve modernë dhe i çertifikuar 11 herë në librin e rekordeve “Guinness”.

Por pavarësisht famës që ka duket se akoma shumë njerëz nuk janë familjarë me fytyrën e tij, ashtu si gazetarja e njohur e “Fiks Fare’, Paloma.

Ndërkohë që Paloma kishte dalë për vox-pop të merrte mendimin e qytetarëve lidhur me ndërtimin e unazës së madhe është ndeshur në rrugë me artistin e njohur dhe e ka trajtuar si “çun trendy” pa e njohur aspak.

Por ky i fundit duket se e ka kthyer humorin e saj nga ana e tij duke u bërë sikur nuk kuptonte pyetjen e gazetares dhe duke u përgjigjur: “Kush celebrohet?”

Strati bëri sikur e kuptoi pyetjen për një unazë gishti duke ironizuar gazetaren e njohur dhe duke e bërë të largohej me vrap nga ai.