Zëvendësoi Seldin me reperin e njohur? Reagon për herë të parë Mimoza Shkodra - AlpeGossip
Zëvendësoi Seldin me reperin e njohur? Reagon për herë të parë Mimoza Shkodra

Zëvendësoi Seldin me reperin e njohur? Reagon për herë të parë Mimoza Shkodra

Ndarja e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës tronditi të gjithë fansat pak kohë më parë, pasi kur mendohej se çifti ishte drejt një dasme, krejt papritur u njoftua se nuk ishin më bashkë.

Gjithçka u konfirmua më 17 shtator, kur në natën e parë të spektaklit “Dance With Me”, Seldi pranoi se nuk ishte më i fejuar me Mimozën, me fjalët:

“Ndarja paska qenë e shkruar”!

Pak ditë më parë u njoftua se Mimoza po përgatit një projekt të madh dhe u dyshua se këtë e zbuloi reperi i njohur Gold Ag. Dje u përfol se ky i fundit do të zëvendësojë Seldin, në këngën e re që thuhej se do të publikohej me këngëtaren.

Por ndërsa u përfol se mes tyre mund të kishte diçka më shumë sesa thjesht bashkëpunim profesional, këngëtarja vendosi sot që të reagojë publikisht.

“Një info për ju fansat dhe miqtë e mi, nuk do të kem për momentin bashkëpunim me askënd, me vonë patjetër që do të ketë… Së shpejti do të dalin projekte të miat vetëm, për juve. Kjo është vetëm një foto e bërë gjatë xhirimeve festive, por pse jo në të ardhmen nuk i dihet sigurisht që me shumë kolegë do të kem bashkëpunime”, shkruan Mimoza, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë zërat.

Ajo bëri të ditur kështu se nuk ka bashkëpunime mes dyshes për momentin, por pritet të vijë me një këngë ku do të performojë e vetme.

Ndërkohë Seldi ka hequr dorë për momentin nga projektet muzikore, sepse është i angazhuar në “Dancing With Me” në “TV Klan”.