“30 MIJË $ PJATA”/ Çmenduri në çmimet “Met Gala”, dy pomodorini me pak misër të zier (FOTO) – AlpeGossip
“30 MIJË $ PJATA”/ Çmenduri në çmimet “Met Gala”, dy pomodorini me pak misër të zier (FOTO)

“30 MIJË $ PJATA”/ Çmenduri në çmimet “Met Gala”, dy pomodorini me pak misër të zier (FOTO)

Është eventi më prestigjioz në botë, në të cilin marrin pjesë të gjithë VIP-at botërorë nga të gjitha fushat, por ushqimi në Met Gala të këtij viti është bërë viral në rrjet.

Një biletë me vlerë 30 mijë $ nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë e të ftuarve duke i lënë pjatat e servirjes për të dëshiruar.

Prezantuesja Keke Palmer ndau me 10 MLN ndjekësat e saj në Imstagram pjatën e sallatës e përbërë nga disa pomodorini, kastravec, kërpudha, rizoto dhe misër të zier. “Kjo është arsyeja pse s’ta tregojnë ushqimin”,- shkroi ajo në mënyrë ironike, raporton Daily Mail. Menuja e eventit pritej të ishte me baza vegane në mënyrë të t’u përshtatej shumicës të së ftuarve.