Shihni 5 bronzerët më të mirë që duken natyrshëm në fytyrën tuaj – AlpeGossip
Shihni 5 bronzerët më të mirë që duken natyrshëm në fytyrën tuaj

Shihni 5 bronzerët më të mirë që duken natyrshëm në fytyrën tuaj

Të gjithë kanë dëshirë të duken sa më mirë, por si mund të keni një pamje të tillë, duke përdorur sa më pak ‘make up’?

Më poshtë ju sjellim disa nga bronzerët më të mirë që ju ndihmojnë të jeni sa më pranë natyrales.

‘Tom Ford’, pluhur në ngjyrë argjendi
Ky pluhur është i butë dhe të lehtë, duke mundësuar krijimin e një pamjeje të përsosur pa u dukur një mbulim i rëndë mbi fytyrën tuaj.

Nëse dëshiron një shkëlqim të dyfishtë sugjerohet: ‘Rms beauty’.
Ky bronz krem nga ‘RMS beauty’, që përmban një përzierje të kokosit dhe vajra të ndryshëm, ju ndihmon kur keni një lëkurë të thatë.

Nëse dëshironi të dukeni të konturuar sugjerohet: ‘Hoola matte’.
Pluhur me formulë të butë e bën fytyrën tuaj të duket e konturuar perfekt.

Nëse dëshironi një ngjyrë shumë të lehtë sugjerohet: ‘Chanel les beiges’.
Nëse nuk jeni për një bronzer shumë të rëndë, atëherë sugjerohet ky bronzer. Ka shumë pak shkëlqim.

Nëse dëshironi një bronzer hidratues sugjerohet: ‘Nars laguna liquid’.
Formula është e hollë, kështu që nuk do të ndiheni sikur po shtoni një shtresë të rëndë mbi fytyrën tuaj