Yjet e muzikës, kinematografisë dhe televizionit kanë pasion makinat, ku disa prej tyre madje i kanë edhe të personalizuara. Siç është rasti i David Beckham, i cili ka nxjerrë në shitje mjetin e tij që ishte krijuar posaçërisht për të.
Por përveç kësaj, ajo që të bie më së shumti në sy është çmimi i jashtëzakonshëm që këto makina kanë.
Kështu këngëtari dhe manaxheri i famshëm Jay-Z ndër shumë makina që ka në garazhin e tij personal ka edhe një “Maybach Exelero” me vlerë 8.8 milionë dollarë.
Ndër makinat më të shtrenjta mbizotërojnë “Bugatti Veyron”, por edhe “Lamborghini”, “Banetley”, “Ferrari”, si edhe një “Mercedes” i vitit 1955 i Jey Leno me vlerë 1.8 milionë dollarë.
Jay-Z – “Maybach Exelero” me vlerë 8.8 milionë dollarë
Simon Cowell – “Bugatti Veyron” me vlerë 1.7 milionë dollarë
Paris Hilton – “Bentley GT Continental” me vlerë 285,000 dollarë
David Beckham – “Rolls Royce Phantom Drophead Coupe” me vlerë 400,000 dollarë
Nicki Minaj – “Lamborghini Gallardo” me vlerë 259,000 dollarë
Kim Kardashian – “Ferrari” 458 Italia me vlerë 325,000 dollarë
Amber Rose – “Jeep Wrangler Unlimited” me vlerë 130,000 dollarë
Lil’ Wayne – “Bugatti Veyron” me vlerë 2.5 milionë dollarë
Floyd Mayweather – “Koenigsegg CCXR Trevitaand” me vlerë 4.8 milionë dollarë
Drake – “Bugatti Veyron” me vlerë 2.5 milionë dollarë
Chris Brown – “Lamborghini Aventador” me vlerë 450,000 dollarë
Flo Rida – “Gold-plated Bugatti Veyron” me vlerë 2.93 milionë dollarë
50 Cent – “Chrome Lamborghini Gallardo” me vlerë 218,000 dollarë