Kishte marrëdhënie të mira me nxënësen 17 vjeçare, mësuesi kapet MAT nga e bija – AlpeGossip
Kishte marrëdhënie të mira me nxënësen 17 vjeçare, mësuesi kapet MAT nga e bija

Kishte marrëdhënie të mira me nxënësen 17 vjeçare, mësuesi kapet MAT nga e bija

Një ngjarje aspak e zakontë po hetohet nga autoritetet, teksa mendohet se një mësues ka krijuar një lidhje me nxënësen e tij. Bëhet fjalë për Gavin Dunsmuir, i cili po hetohet në Skoci pasi dyshohet se ka krijuar lidhje me nxënësen e tij, Megan Reid, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

46-vjeçari në atë kohë jepte mësim në “Largs Academy”, ku është njohur me nxënësen, tashmë 20-vjeçare.

Dyshimet mbi lidhjen e tyre u rritën kur ata u panë bashkë në një pub, duke u sjellë si një çift.

Gruaja e Gavin në atë kohë, Shona Dunsmuir dyshoi se diçka s’po shkonte siç duhej, kur vajza e saj e pyeti: “Mami, a e di që babi ka një të dashur?”

“U informova nga një prej kolegëve të tij që po kalonte shumë kohë me një vajzë në shkollë. Në atë kohë, Gavin mohoi të ishte në një marrëdhënie tjetër, por tashmë ata janë bashkë dhe ajo është 8-muajshe shtatzënë, gjë që s’e besoj ende. Vajza ime shkoi me të atin në shtëpinë e gjyshes, ku e kishte parë vajzën, dhe kur u kthye më tha: “Mami, e di që babi ka një të dashur?”, thotë ish-gruaja e Gavin. Ballafaqimi me gruan për fjalët e së bijës ka bërë që gjithçka të merret vesh.

Këshilli i Përgjithshëm i Mësimit për Skocinë filloi një seancë dëgjimore të martën për të vendosur nëse aftësia e Dunsmuir për të mësuar është e dëmtuar.