“Ajo është e bukura e dheut”/ Njihuni me vajzën bjonde që i ka vjedhur zemrën Gaz Pajës (FOTO) – AlpeGossip
“Ajo është e bukura e dheut”/ Njihuni me vajzën bjonde që i ka vjedhur zemrën Gaz Pajës (FOTO)

“Ajo është e bukura e dheut”/ Njihuni me vajzën bjonde që i ka vjedhur zemrën Gaz Pajës (FOTO)

Është një nga aktorët më të suksesshëm të skenës shqiptare dhe një ndër meshkujt më të lakuar të “showbizit”

Po flasim për Gaz Pajën, për të cilin sot “paparacit” e gazetës Panorama publikuan foto teksa puthej me vajzën misterioze.

Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Gaz Paja, duket se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me të dashurën e tij aktuale, një bionde sharmante, por të panjohur në publik. Për herë të parë u fol për këtë lidhje të re të artistit verën e kaluar, pasi u panë dhe u fotografuan në plazhet e Jugut, ku Paja kalon muajt e verës. Më vonë, u fotografua në dasmën e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezaj, ku shkuan çift.

Edhe pse Gazi është diskret kur vjen puna te jeta private, i ftuar para disa muajsh në emisionin “Wake up”, ai foli për lidhjen me këtë vajzë bionde, që e cilësoi “E bukura e dheut”.

Ai pranoi në atë intervistë televizive se është në një lidhje dhe ndihet shumë mirë, pa mohuar asnjë nga përshkrimet që moderatorët, Oriela Nebiaj, Eno Popi dhe Isli Islami, bënë për të dashurën e tij.

Sipas tyre, ajo është e bukura e dheut: “Simpatike, e bukura e dheut. Është bionde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin”, ishin përshkrimet e tyre, duke qenë se ata e njohin nga afër. Gaz Paja tregoi se është një romantik i vërtetë, se i dedikon asaj këngë dashurie.

Për të gjithë ata që janë kurioz të shohin se si duket “e bukura e dheut” AlpeNews.al ka siguruar foto ekskluzive të të dashurës së Gazit.

Ajo quhet Ira dhe është me të vërtetë një vajzë shumë e bukur. Epo duket që Gazi paska shije./AlpeNews.al/