“PUTH DIKË NË TË DJATHTËN TËNDE”/ Kiarës i bie prova e vështirë me Kristin, si reagoi ajo – AlpeGossip
“PUTH DIKË NË TË DJATHTËN TËNDE”/ Kiarës i bie prova e vështirë me Kristin, si reagoi ajo

“PUTH DIKË NË TË DJATHTËN TËNDE”/ Kiarës i bie prova e vështirë me Kristin, si reagoi ajo

Vëllai i Madh u ka organizuar banorëve mbrëmë një ‘Pyjama Party’ dhe lojëra të ndryshme, ku janë argëtuar shumë.

Në dhomën e ndjenjës ishte e vendosur një rulotë, në të cilën ishin disa dënime mjaft pikante. Nëse banorët vendosnin që të mos bënin dënimin që iu binte, atëherë do të pinin shots.

Kiara Titos i ranë dënime të ndryshme, por një ndër to ishte që të puthte në buzë një banor në të djathtën e saj. Ajo kishte Krist Aliajn dhe Luiz Ejllin.

Moderatorja sigurisht që shkoi dhe puthi Luizin, por Kristi menjëherë ia pret: “Isha unë në fakt”. Këngëtari e dëgjoi dhe i kthehet: “Po Krist, p*rdh, p*rdh”.

Kujtojmë se Kiarën e ka puthur në buzë edhe Nita Latifi, teksa kësaj të fundit i ra dënimi që të puthte një banore. Moderatorja ishte ulur në prehër të Luizit dhe kur i ra kjo sfidë Nitës ai i tha: “Hajde puthe Kiarën”.