MUNGOI 3 DITË NË PROGRAM/ Ana rikthehet e përlotur në “Për’puthen”, rrëfimi prekës për humbjen e babait – AlpeGossip
MUNGOI 3 DITË NË PROGRAM/ Ana rikthehet e përlotur në “Për’puthen”, rrëfimi prekës për humbjen e babait

MUNGOI 3 DITË NË PROGRAM/ Ana rikthehet e përlotur në “Për’puthen”, rrëfimi prekës për humbjen e babait

Ana Lleshi, e cila ka qene nje prej protagonisteve te “Për’puthen 2”, vendosi qe te rikthej serish per kete sezon, duke mos hequr dore nga dashuria.

Këto tre ditë Ana nuk ka qenë prezente në program dhe sot u rikthye. Bora tha se ajo ka munguar për shkak se kishte përkujtimin e vdekjes së babait të saj dhe Ana është përlotur.

Bora: Ana si kanë qenë këto ditë për ty.

Ana: Në fakt po shpresoja mos të më pyesje. Di të them Bora që e përjetova njësoj sikur të kishte ndodhur pardje. Unë nuk kam shumë kujtime me të, ndoshta kjo është arsyeja pse e përjetoj shumë. Nuk do doja që njerëzit të ishin të përjetshëm, sepse nuk ekziston thjesht do doja të mos ndieja kaq shumë dhimbje. Thjesht më dhemb shpirti, kaq mund të them.

Bora: Do doje që ai të kishte qenë pranë fëmijërisë tënde?

Ana: Edhe tani që jam kaq, mendoj se nuk ka rëndësi sa vjeç je…

Bora: Unë di një pjesë të historisë tënde dhe e di që ke kaluar shumë vështirësi.