“MË DETYROI TË MERRJA NË KLIP MODELEN E SHËMTUAR”/ Reperi shqiptar tregon skenën më të keqe të xhelozisë nga e dashura – AlpeGossip
“MË DETYROI TË MERRJA NË KLIP MODELEN E SHËMTUAR”/ Reperi shqiptar tregon skenën më të keqe të xhelozisë nga e dashura

“MË DETYROI TË MERRJA NË KLIP MODELEN E SHËMTUAR”/ Reperi shqiptar tregon skenën më të keqe të xhelozisë nga e dashura

Ai ështe një ndër reperët më të rezervuar sa i përket jetës private, por G Bani nuk u rezervua aspak në një intervistë për emisionin Glamour Zone në TV ORA.

Ai foli për detajet e lidhjes së re të dashurisë por edhe skenat e xhelozisë me të cilat është përballur në lidhjet e mëparshme.

“Po, jam në një lidhje, me një vajzë nga Mirdia. Duhemi shumë dhe jemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Bëmë kohë, rreth një vit. Është shumë e bukur, është e zgjuar, është katunarja ime domethënë nuk e ka problem kur unë flas me dialeket”.

Por çfarë të bëri të dashurohet me këtë vajzë?

“Bukuria, pastaj gjëja e dytë më e rëndësishme është që ajo të kujdeset për të, t’i dhimbsesh, mos të të shohë si atë derkucin e kursimeve që e merr dhe e thyen, merr lekët që ka brenda dhe ikën”, u përgjigj reperi.

I pyetur nga moderatorja për një histori xhelozie, që e mban mend shumë mirë edhe sot e kësaj dite, G Bani foli pa doreza. Ai tregoi sesi ish-e dashura nga Brazili, e detyroi të merrte një modele të “shëmtuar” në klip:

“Isha në Londër dhe po xhiroja një videklip me GBMC , të titulluar ‘Kon Don’.  Atëherë isha i lidhur me një vajzë nga Brazili dhe ajo arriti deri aty sa më detyroi që modelen që do merrja tek klipi, ta merrja të shëmtuar. Ajo kishte frikë se unë do të bëja diçka me modelen. U mërzit aq shumë, dhe më udhëzoi të merrja këtë modelen më tha: “Nëse merr këtë nuk ka problem, ik bëje videoklipin, le të mos vij unë”. Dhe unë u deyrova të marr një modele super të shëmtuar. Po të shohësh klipin, të gjitha vajzat janë shumë të bukura, vetëm modelja ime është shumë e shëmtuar”.