MËSOJENI TANI/ Kur është koha ideale për të veshur getat? – AlpeGossip
MËSOJENI TANI/ Kur është koha ideale për të veshur getat?

MËSOJENI TANI/ Kur është koha ideale për të veshur getat?

Kjo është ajo kohë e vitit kur temperaturat fillojnë të ulen, kur fillon të marrësh gjithmonë një triko me vete dhe kur, dalëngadalë fillon edhe të mbulosh këmbët. Por e gjithë pikëpyetja është kur është koha më e mirë për t’i veshur getat? Ndoshta përgjigjja e parë është: kur të jetë ftohtë. Megjithatë, sipas specialistëve, femrat që mbajnë të veshura geta për një kohë të gjatë, muaj të tërë, janë më të rrezikuara nga variçet dhe bllokimi i venave të gjakut, për arsye se getat, sidomos të ngushtat, ndonjëherë mbajnë të tërhequr kapilarët nga shtrëngimi i tepërt. Disa i kanë mjaft të domosdoshme, sidomos ato që punojnë në zyrë, por këshilla është t’i shtyni sa më shumë në kohë.


Sa herë mëngjeset dhe mbrëmjet janë të ftohta, dalëngadalë fillon të ndiesh të ftohtë nëse je jashtë, por nëse ke parë gjatë kësaj kohe disa gra që i kanë veshur getat, ndërsa ti akoma, nuk ka asnjë problem. Më shumë se sa personale, kjo zgjedhje është edhe në varësi të të ftohtit që ndien kushdo. Disa ekspertë ndajnë mendime të ndryshme edhe mbi këtë pikëpyetje. Kur duhen të fillosh t’i veshësh getat?

1. “Unë përpiqem ta shtyj sa më shumë kohën për të veshur getat në këtë stinë, por natyrisht kjo varet edhe nga temperaturat jashtë. Nëse ato ulen ndjeshëm dhe menjëherë, e shoh që i kam të domosdoshme, ndërsa në temperatura normale (17-20 gradë), mund të bëj edhe pa to. Kryesisht, pëlqej getat e zeza, por edhe ato me hije, me viza, ose edhe gri për vjeshtën e vonë dhe dimrin.” (Ali Pew, editore mode)


2. “Që kur fillon të ngrijë në qytet e deri në fund të marsit, unë nuk i heq getat. Megjithatë, filloj t’i vesh nga dhjetori, nëse moti nuk është ftohur shumë. Të preferuarat e mia janë getat gri, pasi me to mund të vishesh sportive, por edhe klasike në të njëjtën kohë. Gritë janë getat që të tregojnë një pjesë të këmbës së zhveshur, por edhe mund t’i kombinosh mjaft mirë me çizme të shkurtra. (Priya Rao, redaktore fashion-i)

3. “Vendimi për të veshur getat nuk ka të bëjë shumë me një datë në kalendar se sa me ndryshimet e temperaturave jashtë. Unë jam një fanse e çmendur e getave të zeza, kështu që i vesh sa më shpejt të ndihem komode me to. Nëse ndonjë ditë do të jetë super ftohtë, natyrisht do t’i vesh edhe më parë, megjithatë zakonisht fillimi i dhjetorit është koha e përshtatshme. (Amy Synnott, editore ekzekutive)
4. “Unë nuk i vesh getat pa u bërë vërtet ftohtë, megjithatë, në vjeshtë më pëlqen të vesh çizme të shkurtra në vend të getave. (Wendy Wallace, drejtore marketi).