A NDIHET NË SIKLET FRANCI PËR FAMËN E FJORALBËS? Moderatorja ju përgjigjet ndjekësve – AlpeGossip
A NDIHET NË SIKLET FRANCI PËR FAMËN E FJORALBËS? Moderatorja ju përgjigjet ndjekësve

A NDIHET NË SIKLET FRANCI PËR FAMËN E FJORALBËS? Moderatorja ju përgjigjet ndjekësve

Fjoralba Ponari ka disa kohë që e ka bërë publike lidhjen me partnerin e saj, Francin. Ajo ka tregur se atij nuk i pëlqen shumë vëmendja, megjithatë me apo dëshirë moderatorja poston shpesh në rrjete sociale foto e video me partnerin.

Sot Fjoralba ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit dhe dikush e ka pyetur nëse Franci ndihet në siklet për famën e saj.

“Ty të duan të vegjël e të rritur. Ç’mendim ka Franci, ndihet në siklet?”, e ka pyetur dikush Fjoralbën.

“Sigurisht qe me punen qe une bej, vjen vemendja dhe pergjegjesia publike & fatkeqesisht atij i pelqen jeta e qete dhe pa zhurme, ndaj natyrisht te qenurit ne qender te vemendjes nuk eshte pjese e listes se gjerave te tij te preferuara, porrrr eshte gjithmone mirekuptues dhe me mbeshtet ne cdo hap qe une ndermarr! He is my biggest supporter!”, i është përgjigjur Fjoralba.

Më herët ajo ka treguar se Franci është një natyrë shumë introverte, ndaj nuk shfaqet shpesh me të në rrjete sociale.

“Le të themi që s’ka shumë qejf të jetë në syrin e publikut, si natyrë introverte që është! P.s: Kjo ishte bluza që zgjodhi për në festën e ditëlindjes (vetëm miqtë e ngushtë) që ishim dje!”,u përgjigj Fjoralba dikur teksa dikush e pyeti pse nuk shfaqet më shpesh me të dashurin në rrjete sociale.