PAS SELENËS/ Justin Bieber merr vendimin drastik! Heq dorë nga muzika për… [FOTO] - AlpeGossip
PAS SELENËS/ Justin Bieber merr vendimin drastik! Heq dorë nga muzika për… [FOTO]

PAS SELENËS/ Justin Bieber merr vendimin drastik! Heq dorë nga muzika për… [FOTO]

Justin Bieber, Selena Gomez, Hailey Baldwin, është trekëndëshi që çdo ditë në një mënyrë apo në një tjetër arrin të tërheqë gjithmonë vëmendjen e medias.

Ishte fillimisht Selena Gomez e cila jo shumë kohë më parë deklaroi se do të largohej pak nga muzika dhe Hollivudi, për shkak të problemeve të saj si shëndetësore po ashtu dhe ato psikologjike, për shkak të vëmendjes së mediave.

Dhe tani duket se dhe Justin ka marrë të njëjtin vendim për t’u shkëputur nga muzika.

Burime për “People” zbulojnë se Justin është shprehur ekzaktësist se preferon të kalojë kohë me Hailey-n duke parë filma dhe duke u relaksuar, sesa të qëndrojë me orë të tëra në studio.

Dhe duke qënë se ai ka një pasuri prej 265 milionë dollarë, nuk është se i duhet të punojë shumë.

“Ai po e shijon këtë periudhë të jetës së tij. Po shijon kohën me vajzën që dashuron dhe nuk do që asgjë t’ia prishë këtë lumturi. Do të rikthehet shumë shpejti, ndoshta.” –thanë burimet.

justinnn.jpg