Kejvina Kthella paska “vëlla” ish-banorin e “BB” dhe ne nuk dinim gjë? (FOTO) – AlpeGossip
Kejvina Kthella paska “vëlla” ish-banorin e “BB” dhe ne nuk dinim gjë? (FOTO)

Kejvina Kthella paska “vëlla” ish-banorin e “BB” dhe ne nuk dinim gjë? (FOTO)

Modelja Kejvina Kthella është vënë në qendër të vëmendjes që prej shfaqjes së saj të parë në emisionin “Xing me Ermalin”. Fustani i saj provokues që i zbulonte pjesët intime u bë asokohe kryetitull i të gjitha mediave rozë.

Mbrëmjen e djeshme Kejvina na ka habitur të gjithëve me atë që ka postuar në “Instastory”. Ajo ka prezantuar ndjekësit me “vëllain” e saj, dhe për çudi ai është një personazh i njohur nga të gjithë ne.

Klodian Çelaj, ish-banori i “Big Brother Albania”, i cili theu tabutë e shoqërisë shqiptare duke e pranuar publikisht homoseksualitetin e tij, është “vëllai” i Kejvinës.

 

“Më në fund me vëllain tim! Mirëserdhe në Tiranë!” – ka shkruar Kejvina, ku e shohim bashkë me Klodin.

Me sa shohim Kejvina dhe Klodi janë miq të ngushtë saqë velina e quan vëlla.