Nuk mori pjesë në koncertin e Pavarësisë, babai i Dua Lipës sqaron gjithçka (FOTO) – AlpeGossip
Nuk mori pjesë në koncertin e Pavarësisë, babai i Dua Lipës sqaron gjithçka (FOTO)

Nuk mori pjesë në koncertin e Pavarësisë, babai i Dua Lipës sqaron gjithçka (FOTO)

Ka kaluar mes shumë polemika sa i takon të ftuarve në koncertin festiv për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku Rita Ora ishte e pranishme, por jo Dua Lipa.
Dua Lipa tashmë këngëtare me famë ndërkombëtare kishte krijuar pritshmëri që do ishte në Prishtinë, në shtëpinë e saj, mirëpo siç duket askush nuk e kishte ftuar Duan.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, babi i Dua Lipës, njëherësh edhe menaxher i saj është shprehur:

Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje.”
Dukagjin Lipa u referohet zërave që nxorën hipotezën që Dua nuk kishte pranuar të vinte në koncert për shkak se ka mosmarrëveshje me Rita Orën apo edhe për shkak të pagesës së lartë. Gjithsesi, mbeten zëra të mohuar nga njeriu më i afërt i Dua Lipës.

Dua Lipa at Space 15 Twenty