Eh dashuria! Ja çfarë bëri Lindi, kur pa të fashuar Venerën pas operacionit (VIDEO) – AlpeGossip
Eh dashuria! Ja çfarë bëri Lindi, kur pa të fashuar Venerën pas operacionit (VIDEO)

Eh dashuria! Ja çfarë bëri Lindi, kur pa të fashuar Venerën pas operacionit (VIDEO)

Edhe pse Venera dhe Lindi kanë publikuar këngën e tyrë më të re, për të cilen u fol në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi, portalet këto kohe u morrën më një batutë të sajën se ‘e bëri hundën ngaqe nuk puthte dot Lindin’. Lajmet e shumta me këtë batutë duket se e kanë mërzitur Venerën e cila i thotë Ermalit se është e turpshme që mediat online u morën kaq shume me këtë, me tituj nga më të çuditshëm vetëm për disa klikime.

Duke dashur të mos i jap rëndësi këtyre lajmeve, Ermali e pyet rreth operacionit teksa Venera ndan disa detaje të reja lidhur me këtë. Ajo na tregoi se operacioni u krye jashtë Shqipërisë ndërsa shumë pak dhimbje pati pas saj.

Por si reagoi Lindi pas ndërhyrjes? Venera tregon për herë të parë një histori sa humoristike aq edhe romantike. Është momenti që shumë djem të mësojnë se si ti qëndrojnë partnereve afër edhe në këto situata:

Unë isha e fashuar. Shoh Lindin që kishte vendosur nja dy fasoleta dhe po rrinte sikur thoshte ja dhe unë jam si ty…”

Do dëshironte tjetër ndërhyrje Venera? Si i duket tani vetja? Ndiqni videon për më shumë.