E DIELA ME DJALIN, MBESËN DHE FAMILJARËT/ Arbana Osmani na tregon si e kalon fundjavën – AlpeGossip
E DIELA ME DJALIN, MBESËN DHE FAMILJARËT/ Arbana Osmani na tregon si e kalon fundjavën

E DIELA ME DJALIN, MBESËN DHE FAMILJARËT/ Arbana Osmani na tregon si e kalon fundjavën

Arbana Osmani është një nga figurat më të dashura të ekranit. Prej shumë vitesh pjesë e televizioneve shqpitare, ajo është shndërruar në një personazh mjaft me influencë.

Moderatorja e dashur shpesh na bën pjesë të ditëve të saj, duke na treguar përmes fotove se si e kalon kohën. Dhe sot në këtë të dielë ku të gjithë pushojnë, edhe Arbana ka bërë të njëjtën gjë. Ajo ka zgjedhur të pushojë në natyrë.

Në fotot e postuara nga vetë moderatorja, kemi parë që bukuroshja e ekraneve është e shoqëruar nga djali i saj, mbesa dhe familjarë. Së bashku shihen të buzëqeshur dhe shumë të lumtur.

Mesa kemi vënë re, ky ka qenë një piknik në natyrë, pasi edhe koha është e favorshme. Nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ata kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën bashkë, larg zhurmave dhe qytetit.