‘VETËM KËNGËTARE NUK JE TI”/ Xhesika Ndoja i kthehet keq ndjekësit (FOTO) – AlpeGossip
‘VETËM KËNGËTARE NUK JE TI”/ Xhesika Ndoja i kthehet keq ndjekësit (FOTO)

‘VETËM KËNGËTARE NUK JE TI”/ Xhesika Ndoja i kthehet keq ndjekësit (FOTO)

Këngëtarja Xhesika Ndoja është një ndër personazhet më të njohur e më të komentuar të mediave rozë për shkak edhe të postimeve të herë pas hershme që bën në Instagram ku edhe shfaqet tejet provokuese me linjat e saj.

Një ndodhi e pakëndshme ka ngjarë së fundmi pasi ajo ka postuar një foto veshur me një bluzë që i lë shumë pak vend imagjinatës pasi i duket thuajse plotësisht gjoksi.

Një nga ndjekësit i ka komentuar dhe komenti e ka nxehur keq këngëtaren:

“Të gjitha mund ti kesh, vetëm këngëtare nuk je”, i ka shkruar ndjekësi, të cilit këngëtarja nuk ka nguruar që t’i përgjigjet e madje ashpër.

“Po kam dhe diçka që të bëj të plasin sytë duke më parë”, shkruan Xhesika, ku sërish i ka replikuar fansi duke i thënë që t’a lërë atë t’a shohë.