VAJZA KJO ËSHTË PËR JU/ Trendet e bikinive 2019 janë një bekim për çdo trup – AlpeGossip
VAJZA KJO ËSHTË PËR JU/ Trendet e bikinive 2019 janë një bekim për çdo trup

VAJZA KJO ËSHTË PËR JU/ Trendet e bikinive 2019 janë një bekim për çdo trup

Me kalimin e viteve, moda po bëhet përherë e më pozitive ndaj çdo forme trupi.

Këtë e tregojnë edhe trendet e bikinive verë 2019.

Këto janë 6 nga trendet më të pëlqyera që do t’i hasni në çdo plazh këtë verë!

Lule si në një letër muri

 

Lulet e përsëritura në një sfond njëngjyrësh janë trendi i kësaj vere. E bukura e tyre është se shpërqëndrojnë nga kilet e tepërta apo ndonjë defekt i vockël kështu që vishini, sepse  njerëzit do të jenë shumë të zënë duke i numëruar për të vënë re ato gjëra që ju shkaktojnë komplekse tek trupi juaj.

Me prerje tek beli

Bikinit trup janë në modë edhe këtë vit por ato me prerje që bën të duket beli janë ndryshimi i papritur që i bën akoma më të veçanta.

E mira e këtij modeli është se mbulon dhe zbulon njëkohësisht: një perfeksion.

Vijat

Një bekim sepse përveçse në bikini trup edhe këtë vit, vijat me ngjyra janë zgjedhja e duhur për të shpërqëndruar nga format dhe për të krijuar iluzionin e një siluete më të hollë, kur janë vertikale.

Trikotazh

Bikinit e mamave tona janë trendi i sezonit dhe prova më e mirë se moda ikën e vjen.

Dikur ishin në modë vajzat e kolme dhe po kështu tani, së paku edhe për ca! Shijojeni këtë verë në maksimum!

Me detaje tek rripat

Rripat e veçantë ku bie gjithë fokusi i bikinit janë trendi i sezonit. Rripa me grep, me gurë, me temina, me ç’të doni… mjafton të vendosni në pah shpatullat!

Më mëngë

Besojeni ose jo, bikinit e kësaj vere janë me mëngë dhe madje edhe golf po deshët!

Sado duket absurde, për këdo ka vrarë gjithë jetën trurin mos i duken krahët “si salsiçe” ja ku i keni të duhurat për ju.