KASTRO ZIZO PËR KRYETAR BASHKIE/ Çudit me moton: Hani,pini dhe…(FOTO) – AlpeGossip
KASTRO ZIZO PËR KRYETAR BASHKIE/ Çudit me moton: Hani,pini dhe…(FOTO)

KASTRO ZIZO PËR KRYETAR BASHKIE/ Çudit me moton: Hani,pini dhe…(FOTO)

Në nëntor të vitit që lamë pas, këngëtari dhe moderatori i njohur Kastro Zizo bëri bujë në media me lajmin se do të kandidonte për kryetar të Bashkisë së Përmetit. Ndonëse prej muajsh nuk foli më për këtë deklaratë të tij, së fundmi në një intervistë për ‘Panorama Plus’, Kastro ka folur për këtë dëshirë.

Siç rrëfeu ai motoja që do të përdor nëse kandidon për bashkinë e Permetit do të jetë: “ Hani, pini dhe këndoni “, sepse siç tha dhe ai: “në atë vend të bukur vetëm këtë mund të bësh”.

I pyetur gjithashtu për programin dhe se si ka ndërmend të bëjë për vete banorët e Përmetit, pasi jeton në Tiranë, Kastro ka dhënë një përgjigje të prerë.

“Kur të vijë momenti do t’ju tregoj strategjinë time,” tha ai ndërkohë që më herët ka zbuluar se ka një mundësi të kandidojë nën Lëvizjen Socialiste për Integrim, parti e cila ende nuk ka nxjerr ndonjë listë kandidatësh.