NGA BLERJA E KËPUCËVE TEK.../ Zbuloni gjashtë sekrete për "shopping" - AlpeGossip
NGA BLERJA E KËPUCËVE TEK…/ Zbuloni gjashtë sekrete për “shopping”

NGA BLERJA E KËPUCËVE TEK…/ Zbuloni gjashtë sekrete për “shopping”

Aftësia për të blerë zgjuar fitohet me kohë e përvojë. Të dish “të gjuash” ofertat, të zgjedhësh materialin apo dhe të dish të bësh pazar nuk është e lehtë, ndaj gabimet ju falen nëse nuk jeni “ e fushës” ! E gjendur përballë vitrinave dhe rafteve të mbushura me veshje, këpucë e aksesorë nga më të bukurat, duhet ta keni të qartë në mendje se çfarë jeni duke kërkuar në mënyrë që të shmangni blerjet e gabuara. Më poshtë Living ka përmbledhur të gjitha truket që një femër duhet të dijë përpara se të bëjë zgjedhjen e saj dhe këtu do të flasim vetëm për KËPUCËT !

1.Sigurohuni që pjesa e shputës pasi ju ta përthyeni me dorë të mos deformohet ! Nëse forma e saj prishet nga ky veprim imagjinoni si mund të deformohet nëse këto këpucë mbajnë të gjithë peshën e trupit për disa orë .

2.Ju duhet të zgjidhni numrin e këpucëve në bazë të madhësisë së këmbës më të madhe. Besoni apo jo, shumë njerëz kanë një këmbë pak më të madhe se tjetra. Prandaj, duhet të provoni disa palë këpucë derisa të gjeni të duhurat.

3.Stabiliteti duhet të jetë ndër kërkesat tuaja të kryesore kur ju blini këpucë të reja. Platforma do t’ju ndihmojë gjithmonë, por nëse i doni elegante sigurohuni që taka mos t’i kalojë 9 cm

4.Ju gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje fleksibilitetit. Nëse ju nuk mund të lëvizni normalisht, për pak orë ju do të keni probleme me qarkullimin e gjakut dhe funksionet e muskujve.

5.Këpucët duhen blerë në mbrëmje pasi këmbët janë paksa të fryra. Nëse ju i blini gjatë orëve të para të ditës, në mbrëmje mund t;i ndjeni pak të shtrënguara.

6.Gjithmonë kontrolloni këpucët e reja me dorë nga brenda. Sipërfaqja e brendshme duhet të jetë e butë.
7.Kur të provoni këpucë të reja, sigurohuni që të ecni disa hapa në një sipërfaqe të fortë.