ÇFARË NDODHI? Dy gra mbahen "peng" nga një mace, i shpëtojnë zjarrfikësit - AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Dy gra mbahen “peng” nga një mace, i shpëtojnë zjarrfikësit

ÇFARË NDODHI? Dy gra mbahen “peng” nga një mace, i shpëtojnë zjarrfikësit

Dy gra mbahen ‘peng’ nga macja, e cila u bë agresive papritur dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit.

Kjo u ndodhi dy grave, nënë e bijë, këtë pasdite të 28 shkurtit ’19 në Gjenova të Italisë.

Dy gratë  u sulmuan nga kafsha e cila i gërvishti dhe kafshoi deri sa t’i detyrojë të mbyllen në një dhomë.

Në atë pikë, gratë telefonuan shërbimin e zjarrfikëses. Zjarrfikësit hynë në shtëpi dhe pas disa tentativave, arritën ta fusnin në një kuti transportuese për kafshët për ta çuar tek veterineri. Ky i fundit është detyruar të qetësojë maçokun me tre injeksione.

Me t’u qetësuar, macja iu rikthye pronareve.

Duket se kafshëza, sipas asaj që thonë nënë e bijë, një vajzë adoleshente, është bërë agresive pasi ka parë një sherr midis të dyjave.