“E HËNGRËT KEQ”/ Zbulohet e vërteta e ndarjes së Arbenitës nga Fero (FOTO) – AlpeGossip
“E HËNGRËT KEQ”/ Zbulohet e vërteta e ndarjes së Arbenitës nga Fero (FOTO)

“E HËNGRËT KEQ”/ Zbulohet e vërteta e ndarjes së Arbenitës nga Fero (FOTO)

Ditën e djeshme u duk se mori fund gjithçka mes Feros dhe Arbenitës. Dy të rinjtë janë një nga çiftet më të diskutuar të showbiz-it shqiptar dhe lidhja e tyre ka nisur prej kohësh. Por një postim i reperit të njohur ditën e djeshme i bëri të gjithë të habiten. “Hej vajza nga ky moment jam beqar”,-shkroi ai pa shpjeguar asgjë më shumë.

 

Pas zhurmës që bëri lajmi dhe mesazheve të shumta që ju drejtuan modeles dhe reperit, sot ka reaguar vetë Arbenita. Nëse prisnit një shpjegim për ndarjen, në fakt morët shumë më tepër. Mesa duket gjithçka ka qenë një lojë e përgatitur nga dy të dashuruarit. “Urrejtja është e madhe. Njerëzit e urrejnë kur të shohin mirë ose në një marrëdhënie të shkëlqyer. E hëngrët keq! Përpjekje e bukur nga të gjithë djemtë dhe vajzat në inboxin tonë”,-shkruan modelja me ironi. Siç u kuptua ndarja e çiftit nuk është e afërt, por vëmendja dedikuar atyre pas lajmit vetëm është shtuar.