MENDUAN SE VDIQ PASI U GODIT ME GRUSHT NË KOKË/ Autopsia zbulon të vërtetën shokuese – AlpeGossip
MENDUAN SE VDIQ PASI U GODIT ME GRUSHT NË KOKË/ Autopsia zbulon të vërtetën shokuese

MENDUAN SE VDIQ PASI U GODIT ME GRUSHT NË KOKË/ Autopsia zbulon të vërtetën shokuese

Një vajzë 13-vjeçare vdiq vetëm disa ditë pasi u përfshi në një sherr ndërsa po kthehej nga shkolla për në shtëpi.

Fillimisht u mendua se ajo vdiq nga goditjet por autopsia zbuloi të vërtetën shokuese.

13-vjeçarja ‘u vra’ nga tumori i trurit. Mjekët thanë se Kashala Francis vdiq nga komplikimet e astrocitoma pilocitike, tumori më i zakonshëm i trurit tek fëmijët.

Ndërsa autopsia nuk zbuloi asnjë faktor tjetër të lidhur me vdekjen e  saj.

Francis vdiq në spital më 26 prill vetëm 6 ditë pasi u sulmua nga dy shoqe të saj të klasës kur po kthehej nga  Shkolla e Mesme Attucks në shtëpi. Momenti kur ajo u sulmua u filmua në video.

Nëna e saj, Mamie Jackson, tha se një vajzë e kishte goditur Francis në kokë gjatë përplasjes.

Jackson shtoi se Kashala shkoi në shtëpi me plagë në fytyrë.

Dy ditë më vonë, më 20 prill gjendja e adoleshentes u përkeqësua.

Ajo u dobësua dhe kishte dhimbje të forta koke.

Menjëherë nëna e dërgoi 13-vjeçaren në spital por Kashla ra në koma për të mos u zgjuar më kurrë.